Në Turqi dhe Greqi, zyrtarisht s’ka shqiptarë

Tema: Në Turqi dhe Greqi, zyrtarisht s’ka shqiptarë

  1. Maska e iliria e para

    iliria e para said:

    Në Turqi dhe Greqi, zyrtarisht s’ka shqiptarë

    Koço Danaj, drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale, e cila vepron për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan, ka komentuar me përbuzje deklaratat me mburrje të politikanëve shqiptarë se në Turqi dhe Greqi ka miliona turq e grekë me gjak shqiptari.

    “Në fillim ishte kryeministri Sali Berisha që deklaroi në Turqi se miliona turq kanë gjak shqiptari, dhe se turqit i kanë dashur shumë femrat shqiptare. Pas Berishës, ishte Jozefina Topalli që deklaroi se ne Turqi ka miliona turq me origjinë shqiptare. Dhe solli si shembull, praninë e disa deputetëve turq me origjinë shqiptare. Po pastaj? Pastaj janë edhe 3 milionë grekë që kanë gjak shqiptari. Shumë e japin si një shifër krenarie, se në Greqi jetojnë 3 milionë arvanitas. Domethënë 3 milionë grekë me origjinë shqiptare. Dhe shifrat e mësipërme janë pjesë e propagandës, por edhe e disa studimeve”, ka thënë Danaj.

    “Por çfarë thonë statistikat e regjistrimit të popullsisë në Turqi dhe Greqi? Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë, në Turqi nuk ka shqiptarë, në Greqi nuk ka shqiptarë. Edhe një pakicë kombëtare që ekzistonte deri në vitin 1944 në Greqi, në krahinën shqiptare të Çamërisë, u deportua me forcë për në Shqipëri dhe Turqi”.

    Por problemi nuk mbaron këtu, ka thënë Danaj. “Këtu hapet. Pse? Ja disa shembuj: Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri, por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj, të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?”.

    Ja edhe një shembull tjetër: Vërtet në Greqi mund të ketë 3 milion arvanitas, ose grekë me gjak shqiptari. Por memorandumi që sot quhet ‘Megaliidea’ e ka hartuar një grek me gjak shqiptari, me emrin Joanis Koletis; Në 1914 Autonominë e Vorioepirit e shpalli një grek me gjak shqiptari me mbiemrin Zografos; Jugun e Shqipërisë në 1914 e shkatërroi një gjeneral grek me gjak shqiptari, me emrin Spiro Milo, të cilit OMONIA sot kërkon t’i ngrejë edhe një monument në Himarë; Vasil Bollano, i njohur për antishqiptarizmin e tij, është një grek me gjak shqiptari...”

    “Dhe nuk ja vlen më të japim shembuj mortorë. Është një faqe e palavdishme. Askush nuk duhet të mburret me këtë ngushëllim mortor. Sot ne na duhen shqiptarë realë, nuk na duhen ata me gjak shqiptari, që për të treguar se kanë qenë grekë apo turq tamam kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët. Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari”, ka vlerësuar Danaj. /Telegrafi/
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha
     
  2. xfiles said:
    Ka folur tamam siç duhet.
     
  3. Maska e iliria e para

    iliria e para said:
    ....

    ...
    Dhe ajo tjetra me Greqine dhe ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 18-05-2012 më 05:57
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha
     
  4. IMadhi. said:
    Nuk e di se si jetojne keta njerezit si Berisha pershembull me peralla per keta Arvanitet dhe Arnautet, ata jane bere me Grek dhe me Turq se vete ata, clidhje kemi ne me te?

    Kemi ruajtuar gjakun dhe traditat (sidomos gjuhen) per cfare? Te jemi krenar me disa kopila Shqiptar me Grek dhe Turq? Eh iracionaliteti i Shqiptarve... Danaj bravo!

    Shqiptari eshte ai me gjak Shqiptari, qe e folen Shqipen, i ruan traditet, nuk percaren vete njerezi per peralla Orientale dhe e enderron vetem bashkimin e tokave Shqiptare ne BALKAN, se nuk kemi toke tjeter... Se di si mund te krenohemi perhere me Shqiptar ''Sulltan'' dhe ''Grekofil'' dhe se di cfar, turp!

    Kam qene ne Turqi dhe Greqi, Arvanitasit me te keq se Greket jane jo si Arbereshet ne Itali qe te pranojne si vellezer, kurse ata ne Turqi jane Turq dhe kaq... Lirisht martohen me Turqeli dhe as nuk din fjale Shqipe, me mentalitetin e Ata Turkut, prap gjysme Shqiptar.
     
  5. Maska e Gogi

    Gogi said:
    Cdo gje qe na rrethon, cdo gje qe deklarohet eshte politike, apo me prapavije politike. Tmerr.

    Eshte shume e rendesishme te dihet sa ka Shqiptar, dhe ku ka Shqiptar neper Bote. Mirepo a nuk eshte me e rendesishme te behet dicka per te drejtat e tyre atje? Turqit ne Prizren kane gjuhen zyrtare, as qe paramendohet qe kjo te ndodh ne Turqi. Bile kam nje bindje se lideret tane si Kosove ashtu edhe Shqiperi as qe guxojne te propozojne nje gje te till.

    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
     
  6. Maska e Albo

    Albo said:
    Koco Danaj eshte nje kllaun qe nuk duhet marre seriozisht, pasi si puna e Abdi Baletes disa vite me pare, pasi ka deshtuar ne te gjitha profesionet e tjera, ka marre persiper te futet ne strehen e fundit, strehen e nacionalizmit shqiptar. Dhe duke qene se ka nje njohje artificiale te historise se popullit shqiptar, ai kerkon te krijoje "komb" shqiptar jo ne nivelin etnik, por ne nivelin ideologjik. Kur degjoni Koco Danaj te flasi sot per "bashkim kombetar" apo "Shqiperi Natyrale", nenkuptoni nje kushtrim ideologjik te ngjashem me kushtrimin ideologjik komunist te 70 vjeteve me pare: proletare te te gjitha krahinave bashkohuni! Sot Danaj e ndryshon kete kushtrim ne: "Te gjithe ju shqipfoles qe jeni krenar qe flisni shqip dhe urreni gjithe popujt fqinje, bashkohuni ne Shqiperine Natyrale."

    Danaj e kompani nuk e kuptojne qe vete "identiteti shqiptar" eshte nje identitet i ngjizur, prodhuar nga rilindja jone kombetare ne shekullin e XX, si nje mjet per te bere te mundur pavaresine e vendit nga Perandoria Otomane, ne menyre qe shqiptaret te mos numeroheshin nga fqinjet e bota si koka turku. Keto identitete te ngjizura krijohen ne momente te veshtira historike per te dale nga situata, por i shkaterron koha dhe liria pasi nuk jane identitete natyrale. Eshte si puna e atyre femijeve te biresuar qe e braktisin familjen qe i bireson qe nga momenti qe mesojne se jane adoptuar dhe ata nuk jane prinderit e tyre biologjike. Ashtu si femija jetim ben gjithcka per te mesuar te verteten e prinderve dhe origjinen e tij, ashtu edhe shqiptaret sot po bejne te njejten gje ne liri: po mundohen te njohin te verteten e origjines se tyre historike, qe u tjetersua e manipulua ne menyren me te turpshme nga rregjimi komunist, ne te cilin Danaj u formua dhe i sherbeu.

    Sigurisht qe ka miliona shtetas turq e greke me origjine shqiptare. Sigurisht qe eshte e vertete qe shume prej tyre jane identifikuar me identitetin grek apo turk, por jo nga malli por nga halli: per arsyen e thjeshte se nuk ekzistonte nje identitet i mirefillte shqiptare, nje identitet i pashkeputur e i trasheguar nga brezi ne brez. Dhe kur Berisha, Topalli e kompani bejne deklarata te tilla ne Turqi apo ne Greqi, keto kane per qellim qe te rizgjojne interesin e ketyre minoriteteve te fjetura shqiptare ne keto vende. Ti ftojne ata te vijne e vizitojne Shqiperine, vendin e tyre te origjines, te rivendosin lidhjet e tyre shoqerore e kulturore me kete vend. Dhe kjo nuk behet per "motive politike" as per "motive kombetare", behet per motive njerezore: keta njerez kane qene viktima te rrethanave te tyre historike ne te cilat jetuan. Dhe keto rrethana historike diktuan rrjedhen e mepasshme te historike.

    Shqiptaret do te shkundin krizen e tyre te identitetit kombetar vetem atehere kur te rizbulojne origjinen e tyre, vetem atehere kur te kuptojne se kush ishin te paret e tyre, cfare besonin e cfare mbronin si te shenjte. Vetem atehere, kur te rivendoset kungimi shpirteror me te paret tane, mund te pretendojme se jemi nje popull autokton e i lashte. Ky eshte nje proces natyral qe ka filluar e do te vazhdoje ne vitet e dekadat ne vazhdim, per aq kohe sa shqiptaret do te vazhdojne te jetojne ne paqe e liri. Kurse identitetet e ngjizura dhe solidaritetet ideologjike, nuk kane per ti rezistuar kohes, ka per ti marre era.

    Albo
     
  7. Maska e Darius

    Darius said:
    Ja disa shembuj: Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri, por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj, të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?”.

    Ja edhe një shembull tjetër: Vërtet në Greqi mund të ketë 3 milion arvanitas, ose grekë me gjak shqiptari. Por memorandumi që sot quhet ‘Megaliidea’ e ka hartuar një grek me gjak shqiptari, me emrin Joanis Koletis; Në 1914 Autonominë e Vorioepirit e shpalli një grek me gjak shqiptari me mbiemrin Zografos; Jugun e Shqipërisë në 1914 e shkatërroi një gjeneral grek me gjak shqiptari, me emrin Spiro Milo, të cilit OMONIA sot kërkon t’i ngrejë edhe një monument në Himarë; Vasil Bollano, i njohur për antishqiptarizmin e tij, është një grek me gjak shqiptari...”
    Kjo eshte "nyja gordinane" e karakterit te shqiptareve. Pyetja qe kerkon pergjigje perpara se problemi te kerkoje zgjidhje eshte: Pse shqiptaret nga gjithe popujt e pushtuar ne Ballkan, perqafuan fene e pushtuesit dhe dhunuesit dhe nderroi zakon e tradite duke krijuar tumorin me te rrezikshem ne trupin e Shqiperise metastazat e te cilit tani po shfaqen edhe me forte e qarte? Pse kjo tendence urrejtje ndaj njeri tjetrit dhe puthadorese ndaj pushtuesit dhe armikut? PSE? Per aq kohe sa mos kete nje pergjigje per kete pyetje, shqiptaret do vazhdojne t'i bien asaj qe ma ka krahun dhe do llomotisin kafeneve e cajtoreve njesoj si ne kohen e Dumbabes. (mentalitet qe ne fakt ska ndryshuar fare)...
     
  8. HEN-RI said:
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    Koço Danaj, drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale, e cila vepron për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan, ka komentuar me përbuzje deklaratat me mburrje të politikanëve shqiptarë se në Turqi dhe Greqi ka miliona turq e grekë me gjak shqiptari.

    “Në fillim ishte kryeministri Sali Berisha që deklaroi në Turqi se miliona turq kanë gjak shqiptari, dhe se turqit i kanë dashur shumë femrat shqiptare. Pas Berishës, ishte Jozefina Topalli që deklaroi se ne Turqi ka miliona turq me origjinë shqiptare. Dhe solli si shembull, praninë e disa deputetëve turq me origjinë shqiptare. Po pastaj? Pastaj janë edhe 3 milionë grekë që kanë gjak shqiptari. Shumë e japin si një shifër krenarie, se në Greqi jetojnë 3 milionë arvanitas. Domethënë 3 milionë grekë me origjinë shqiptare. Dhe shifrat e mësipërme janë pjesë e propagandës, por edhe e disa studimeve”, ka thënë Danaj.

    “Por çfarë thonë statistikat e regjistrimit të popullsisë në Turqi dhe Greqi? Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë, në Turqi nuk ka shqiptarë, në Greqi nuk ka shqiptarë. Edhe një pakicë kombëtare që ekzistonte deri në vitin 1944 në Greqi, në krahinën shqiptare të Çamërisë, u deportua me forcë për në Shqipëri dhe Turqi”.

    Por problemi nuk mbaron këtu, ka thënë Danaj. “Këtu hapet. Pse? Ja disa shembuj: Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri, por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj, të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?”.

    Ja edhe një shembull tjetër: Vërtet në Greqi mund të ketë 3 milion arvanitas, ose grekë me gjak shqiptari. Por memorandumi që sot quhet ‘Megaliidea’ e ka hartuar një grek me gjak shqiptari, me emrin Joanis Koletis; Në 1914 Autonominë e Vorioepirit e shpalli një grek me gjak shqiptari me mbiemrin Zografos; Jugun e Shqipërisë në 1914 e shkatërroi një gjeneral grek me gjak shqiptari, me emrin Spiro Milo, të cilit OMONIA sot kërkon t’i ngrejë edhe një monument në Himarë; Vasil Bollano, i njohur për antishqiptarizmin e tij, është një grek me gjak shqiptari...”

    “Dhe nuk ja vlen më të japim shembuj mortorë. Është një faqe e palavdishme. Askush nuk duhet të mburret me këtë ngushëllim mortor. Sot ne na duhen shqiptarë realë, nuk na duhen ata me gjak shqiptari, që për të treguar se kanë qenë grekë apo turq tamam kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët. Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari”, ka vlerësuar Danaj. /Telegrafi/
    Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari
     
  9. Maska e iliria e para

    iliria e para said:
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kjo eshte "nyja gordinane" e karakterit te shqiptareve. Pyetja qe kerkon pergjigje perpara se problemi te kerkoje zgjidhje eshte: Pse shqiptaret nga gjithe popujt e pushtuar ne Ballkan, perqafuan fene e pushtuesit dhe dhunuesit dhe nderroi zakon e tradite duke krijuar tumorin me te rrezikshem ne trupin e Shqiperise metastazat e te cilit tani po shfaqen edhe me forte e qarte? Pse kjo tendence urrejtje ndaj njeri tjetrit dhe puthadorese ndaj pushtuesit dhe armikut? PSE? Per aq kohe sa mos kete nje pergjigje per kete pyetje, shqiptaret do vazhdojne t'i bien asaj qe ma ka krahun dhe do llomotisin kafeneve e cajtoreve njesoj si ne kohen e Dumbabes. (mentalitet qe ne fakt ska ndryshuar fare)...
    Nuk po sheh qe edhe historine duane te na e ndryshojne? E vertetea per keta do ishte katastrofe.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha
     
  10. Maska e Edvin83

    Edvin83 said:
    Eshte e vertete se shume nga arvanitet jane bere me greke se greket e shume nga shqiptaret ne Turqi jane bere turq. Por ne nuk duhet t'i largojme e t'i perjashtojme ata. NE duhet te bejme cmos qe t'i afrojme e t'i terheqim me te mire, sepse cdo shqiptar per ne ka vlere ngaqe jemi popull i vogel. Nuk e kemi luksin qe te perjashtojme pjesetare. Keta arvanitas e shqiptare te asimiluar te Turqise e ndjejne veten greke e turq, pasi shteti apo shoqeria shqiptare nuk i quan shqiptare, ose nuk ka bere ndonje perpjekje per t'i afruar apo per t'i joshur qe te rikthehen ne identitetin e tyre te meparshem.